Ne, fëmijët e kopshit zoologjik të Berlinit by Christiane F.

Ne, fëmijët e kopshit zoologjik të Berlinit

By

Description

Ky libër është një autobiografi e jashtëzakonshme e Christiane Vera
Felscherinow-it dhe adoleshentëve të tjerë të Berlinit perëndimor, në fund të
viteve 1970.
Libri u botua për herë të parë më 1979 nga gazetarët gjermanë K. Hermann
dhe H. Rieck dhe nga protagonistja Christiane Vera Felscherinoë. Ai lindi nga
një sërë intervistash që gazetarët zhvilluan për rreth dy muaj me Christiane-n,
e cila në atë kohë ishte e akuzuar dhe dëshmitare në një gjyq, që përfundoi në
qershor 1978 me dënimin e saj për përdorim droge dhe prostitucion.
Romani ngjalli reagime të shumta në të gjithë botën, për shkak të moshës
shumë të re të protagonistëve të përfshirë në xhiron e varësisë nga droga dhe
në prostitucion. Vajzat dhe djemtë ishin futur në kthetrat e drogës qysh në
moshën 12-vjeçare dhe nevoja për të siguruar paratë për blerjen e drogës i
detyronte edhe të prostituonin.
Kështu, Christiane F. është katërmbëdhjetë vjeçe. Ka një baba të dhunshëm
dhe një nënë të paaftë për ta mbrojtur. Një histori droge, prostitucioni dhe
dhune. Në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, provon për herë të parë alkoolin,
hashashin dhe LSD-në dhe gjithë përvojat e saj janë përshkruar me imazhe
evokuese. Që Kristina do të bëhet pre dhe e varur nga heroina ndihet qysh në
faqet e para të librit dhe ndjesia e diçkaje tragjike dhe të pashmangshme
mbizotëron në çdo fjalë të sajën. Kristiana rrëfen pamjen e zymtë të
prostitucionit dhe xhiros së ndyrë të drogës rreth e përqark stacionit të
metrosë të Kopshtit Zoologjik të Berlinit, por lexuesit do të shohin edhe
sensin e komunitetit që zhvillohet mes Kristianës dhe miqve të saj.
Pikiata e saj e shpejtë drejt abuzimit me heroinën dhe prostitucionit është
tronditëse, por mërzia, nevoja për t’u pranuar nga të tjerët, rreziqet
drithëruese, madje edhe fiksimet muzikore që mbushin jetën e Christine-s janë të njohura për shumë lexues. Ky portret i luftës së saj nuk është vetëm beteja e saj kundër varësisë nga heroina, por është historia e një adoleshenteje që kërkon të gjejë vetveten dhe vendin që i takon në këtë botë. Më 1981, romani u ekranizua me të njëjtin titull dhe filmi pati po aq sukses sa dhe libri. Gjithashtu, më 2021, në Amazon Prime është shfaqur një serial me tetë seri bazuar mbi këtë libër, por pajisur edhe me episode të tjera aktuale.

More Christiane F. Books